rrënoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RRËNOJ kal.

  • 1. Shemb përdhe diçka të ndërtuar, kthej në gërmadhë, shkatërroj, prish krejt. Rrënoi shtëpinë (murin). Pushtuesit rrënuan shumë qytete (fshatra). I rrënoi tërmeti. E rrënoi që nga themelet.
  • 2. fig. I sjell humbje të rënda materiale, e shkatërroj ekonomikisht, e varfëroj krejt. E rrënuan ekonominë (bujqësinë, vendin). Rrënonin fshatarësinë (prodhuesit e vegjël). I rrënoi ekonomikisht. E rrënoi lufta.
  • 3. fig. Dëmtoj rëndë, i sjell dëm të madh, shkatërroj, prish. I rrënoi shëndetin. I rrënoi jetën.