rrënjos

Nga Wiktionary

RRËNJOS kal.

  • Ngul mirë në mendjen e në ndërgjegjen e dikujt një dije, një mendim, një ndjenjë etj.; bëj që të zërë rrënjë te dikush; kund. çrrënjos. I rrënjos një shprehi (një ide, një botëkuptim). Rrënjosim tek të rinjtë dashurinë për Atdheun (për popullin). I rrënjosi në zemër (në shpirt). Ia rrënjosi në kokë (në mendje, në ndërgjegje). I rrënjosi thellë.