Jump to content

rrënjor

Nga Wiktionary

RRËNJOR m.

  • 1. kim. Grup atomesh të lidhura ndërmjet tyre brenda një molekule, të cilat e ruajnë këtë lidhje dhe vetitë e tyre gjatë ndryshimeve që pëson molekula në përbërje të ndryshme. Rrënjor i lirë. Rrënjor organik.
  • 2. mat. Shenjë në trajtë të shkronjës V me krahun e djathtë të zgjatur drejt, e cila vihet mbi një numër a shprehje algjebrike për të nxjerrë rrënjën në atë shkallë, që shënohet me një shifër në krahun e majtë të kësaj shenje; përfundimi që del nga nxjerrja e një rrënje.
  • 3. gjuh. Rrënja e fjalës, temë rrënjore.

RRËNJOR mb.

  • 1. bot. Që ka të bëjë me rrënjën e bimës, i rrënjës. Sistemi rrënjor. Zhvillimi rrënjor.
  • 2. bot. Që ka kërcell të nëndheshëm të trashë e të tultë (si panxhari, karota etj.). Bimë rrënjore. Perime rrënjore. Ushqime rrënjore ushqim për kafshë nga bimët si panxhari, karota etj.
  • 3. gjuh. Që i përket rrënjës së fjalës, i rrënjës. Pjesa rrënjore e fjalës. Rrokje (morfemë) rrënjore. Zanore (bashkëtingëllore) rrënjore.
  • 4. gjuh. Që përbëhet vetëm nga rrënja (për fjalët); që i ka fjalët të përbëra vetëm nga rrënja, pa ndajshtesa (për disa gjuhë). Fjalë rrënjore. Gjuhë rrënjore.