rrëmbyes
Appearance
RRËMBYES m.
- Ai që rrëmben dikë a diçka; grabitës. Rrëmbyesi i plaçkave (i bagëtive). Rrëmbyesi i zemrave. shaka.
RRËMBYES mb.
- 1. Grabitqar. Shpendë rrëmbyes. Kafshë rrëmbyese.
- 2. fig. Që të bën për vete, që të pushton zemrën a mendjen, që të rrëmben. Bukuri rrëmbyese. Këngë rrëmbyese. Ndjenjë rrëmbyese. Me zë rrëmbyes.