rrëmbim

Nga Wiktionary

RRËMBIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve RRËMBEJ, RRËMBEHEM. Rrëmbimi i kafshëve. Rrëmbimi i tokave (i plaçkave). Rrëmbimi i nuses (i gruas). Rrëmbimi i fëmijëve. Rrëmbimi pas punës.
  • 2. Lëvizje e shpejtë, e fuqishme dhe e menjëhershme; veprim i shpejtë e i vrullshëm; vrull, turr. Vjen (ikën, shkon) me rrëmbim. Rrjedh me rrëmbim. Sulet (vërsulet) me rrëmbim. Ngrihet (ulet) me rrëmbim. E përplas me rrëmbim. Shiu binte me rrëmbim. Era frynte me rrëmbim.
  • 3. Ngut i madh për të bërë diçka, nxitim pa u menduar; zemërim që e kap dikë menjëherë, mospërmbajtje e vetvetes; zjarr. Me rrëmbim të madh (të papërmbajtur). E mori (e bëri) me rrëmbim. Ha (pi) me rrëmbim. Flet (bërtet) me rrëmbim. Në rrëmbim e sipër. I shtyrë nga rrëmbimi.