rrëke
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]rrëke f.
- 1. Rrjedhë uji që bëhet pas shiut; vijë me ujë të paktë, por që ecën me rrëmbim; përrua i vogël, përroskë. Rrëke e madhe (e vogël, e rrëmbyer). Rrëke shiu. Rrëke mali. Rrëketë e rrugës (e oborrit). Shi me rrëke. Uji i rrëkesë. Derdhet (shkon) si rrëke.
- 2. Fill i një lëngu, që rrjedh me shumicë e me shpejtësi. Rrëke lotësh. Rrëke gjaku.
- 3. fig. Diçka që del me shumicë dhe shkon me rrëmbim në një drejtim; lumë. Rrëke njerëzish. Rrëke makinash. Rrëke fjalësh. Rrëke mendimesh (ndjenjash). Rrëke melodish (këngësh). Rrëke shpifjesh.
- 4. Vijë dredha-dredha e qëndisur në rrobat e sipërme. Rrëketë e gurtës.
- 5. përd. ndajf. Me shumicë e me vrull, si përrua. Uji rridhte rrëke. Shiu binte rrëke. I shkuan lotët rrëke. I shkonin djersët rrëke. U derdh gjaku rrëke.
- E ka marrë rrëkeja
- a) i ka punët shumë keq, po shkon drejt shkatërrimit a humbjes;
- b) ka humbur çdo vlerë e rëndësi, është fshirë pa lënë ndonjë gjurmë. I bën rrëke shtëpisë së vet e largon të keqen nga vetja; merr masat për t'u mbrojtur nga një e keqe. Rrodhi (shkoi) gjaku rrëke (lumë) u bë gjakderdhje e madhe.