rrëkëllehem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RRËKËLLEHEM vetv.

  • 1. Bie teposhtë duke u sjellë rreth vetes, lëviz tatëpjetë duke u rrotulluar, rrokullisem; përmbysem. U rrëkëllye në greminë (në përrua). U rrëkëllye nga maja (nga bregu). Rrëkëllehen gurët. U rrëkëllyen njëri pas tjetrit. Rrëkëllehen tatëpjetë malit.
  • 2. Kthehem e përkthehem në vend, sillem rrotull vetes i shtrirë në një vend. Rrëkëllehem në shtrat (në krevat). Rrëkëllehen fëmijët në bar (në dysheme). Rrëkëllehem sa nga një anë në tjetrën.
  • 3. fig. Përmbysem; bie nga pushteti ose fuqia, marr të tatëpjetën, rrëzohem. U rrëkëllyen mbretëritë.
  • 4. Pës. e RRËKËLLEJ.