rrëgjohem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RRËGJOHEM vetv.

  • 1. Mblidhem e zvogëlohem ose nuk rritem sa duhet e mbetem i pakët nga një sëmundje, nga mungesa e veprimtarisë, e ushqimit etj., tkurrem e thahem pak nga pak; dobësohem, fishkem (për qeniet e gjalla dhe për pjesët e tyre). Iu rrëgjua trupi (dora, fytyra). U rrëgjuan kecat (bimët). U rrëgjua nga pleqëria. U rrëgjua e u mblodh sa një grusht. Vjen e rrëgjohet.
  • 2. vet. veta III. I zvogëlohen përmasat, bëhet më i vogël a më i shkurtër, zvogëlohet, shkurtohet; tkurret, mblidhet. Rrëgjohet dita shkurtohet dita. U rrëgjua hëna. Rrëgjohen dërrasat.
  • 3. vet. veta III edhe fig. libr. Kthehet në një gjendje më të ulët a më të thjeshtë; ngushtohet, kufizohet, mbetet vetëm në një anë. Rrëgjohet çështja. Rrëgjohet ndjenja.
  • 4. Matufosem, rrjedh nga trutë. U rrëgjua në pleqëri.