Jump to content

rrëfej

Nga Wiktionary

RRËFEJ kal.

  • 1. Tregoj me fjalë një ndodhi, një përrallë etj., kallëzoj. Rrëfej një ngjarje (një përrallë, një anekdotë). Rrëfej historinë e... Ia rrëfeu një për një (me hollësi). Rrëfen bukur. E rrëfeu me gjithë shpirt.
  • 2. I them dikujt diçka zakonisht të fshehtë ose që ai nuk e di; kallëzoj. I rrëfeu të fshehtat. I rrëfeu fajin (gabimin). Rrëfenin mëkatet. fet. Ia rrëfeu shokut (vëllait, nënës). I rrëfeu edhe zorrët e barkut dikujt ia tha të gjitha, i tregoi edhe gjërat më të fshehta vetjake. Mos ia rrëfe askujt tjetër!
  • 3. I shpjegoj dikujt me fjalë ose ia shënoj me lëvizje të dorës diçka që ta dijë a ta mësojë; e drejtoj për atje ku duhet; dëftej, tregoj (edhe fig.). I rrëfeu rrugën (shtëpinë). I rrëfeu punën (detyrën). Ia rrëfeu me gisht. Ia rrëfeu me kujdes. I rrëfej udhën e së vërtetës.
  • 4. Ia paraqit dikujt një gjë për ta parë, për t'u njohur me të a për të gjykuar për të; zbuloj diçka që të shihet; tregoj. I rrëfeu rrobat (librat). Ma rrëfeu muzeun. Rrëfej letrat. I rrëfej gjoksin (dhëmbët).
  • 5. Shfaq një veti a një aftësi duke vepruar a duke bërë diçka; tregoj. Rrëfej guxim (trimëri, burrëri, qëndresë, zotësi, shkathtësi, mençuri, zgjuarsi). E rrëfeu veten se kush ishte. Puna e rrëfen njeriun. fj.u.
  • 6. fet. E marr në rrëfim dikë, dëgjoj rrëfimin e dikujt, sipas kërkesave të dogmës fetare (në vendet ku vepron kisha e krishterë). E rrëfeu prifti.
  • 7. jokal. Dukem; jap përshtypjen nga pamja (zakonisht për moshën); tregoj. Rrëfen i ri. Nuk rrëfen më shumë se dyzet vjeç. Siç rrëfejnë shenjat.
  • 8. pavet. Tregojnë, thonë, flasin. Rrëfejnë se ka bërë trimëria. Rrëfejnë shumë gjëra për të. E ç'nuk rrëfejnë!
  • Ia rrëfeu (ia tregoi) qejfin dikujt shih te QEJF,~I. I rrëfeu (i tregoi) rrugën (udhën) dikujt mospërf. shih tek UDH/Ë,~A. I rrëfeu (i tregoi) shkopin dikujt shih tek TREGOJ. I rrëfen (i tregon) babait arat iron. shih te BABA,~I.