rrëfanë
Appearance
RRËFANË f.
- 1. Vegje e një ene, vesh, dorëz. Rrëfana e kusisë (e kazanit). Enë me dy rrëfana. E kap për rrëfane.
- 2. Freri i rrushit, ku qëndrojnë kokrrat; frerëz, frenjë; bishti ku lidhet kokrra e qershisë ose e kungullit; degëz. Rrëfanë rrushi. Rrëfana e kungullit. Dy qershi të lidhura në një rrëfanë. I këput rrëfanën.
- Ia gjej rrëfanën diçkaje e gjej mjetin a mënyrën për të zgjidhur diçka; ia gjej anën.