ronitem
Appearance
RONITEM vetv.
- 1. vet. veta III. Thërrmohet, bëhet thërrmija; shkoqet; bëhet copë-copë, bie copë; grihet. Ronitet dheu. Roniten plisat (gjethet). Ronitet misri (gruri). Ronitet lakrori (peta). Janë ronitur rrobat.
- 2. fig. Humbas krejt fuqitë, dërrmohem (nga sëmundja, nga pleqëria etj.)
- 3. fig. bised. Rrjedh nga trutë, matufosem. U ronit nga mendja (nga trutë).