Jump to content

roman

Nga Wiktionary

ROMAN I m. let.

  • Vepër letrare e gjatë, zakonisht në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta dhe karaktere, që shtjellohen në zhvillimin e tyre dhe në lidhjet e ndërlikuara me kohën e me jetën e shoqërisë; gjinia letrare që përfshin këto lloj veprash. Roman i gjatë (i shkurtër). Roman shoqëror (historik, epik, psikologjik). Roman kalorësiak (policor, fantastik). Roman në vargje. Autor romanësh. Heroi i romanit. Cikël romanësh. Shkruaj (botoj) një roman.

ROMAN II m. krahin.

  • shih SHULËS,~I 1.

ROMAN mb. gjuh.

  • Që e ka prejardhjen nga latinishtja popullore dhe që është vazhdimi i saj; neolatin. Gjuhët romane italishtja, spanjishtja, portugalishtja, frëngjishtja, rumanishtja etj.