rivlerësoj

Nga Wiktionary

RIVLERËSOJ kal.

  • 1. Vlerësoj, çmoj përsëri në mënyrë të ndryshme; ia jap përsëri vlerën që kishte a e vlerësoj më lart, ia ngre përsëri vlerën. Rivlerësoj monedhën. Rivlerësoj mallin (pasurinë).
  • 2. Shqyrtoj një trashëgim kulturor, shkencor etj. një punë, një teori për ta vlerësuar në një dritë tjetër, sipas kushteve e kërkesave të reja. Rivlerësoj metodat. Rivlerësojmë trashëgiminë kulturore. Rivlerësojmë vlerat e së kaluarës. Rivlerësoj pikëpamjet e dikujt. Rivlerësoj punën e dikujt.