Jump to content

riprodhues

Nga Wiktionary

RIPRODHUES mb.

  • 1. Që shërben për shumëzimin e kafshëve e të bimëve; që ka të bëjë me riprodhimin e kafshëve e të bimëve. Organe riprodhuese. Qeliza riprodhuese. Aftësia riprodhuese. Kryqëzim riprodhues. Kafshë riprodhuese.
  • 2. psikol. Që ka të bëjë me riprodhimin e diçkaje, të cilën e kemi në kujtesë. Mendim riprodhues. Imagjinatë riprodhuese.
  • 3. si em. ~, ~I m. ~, ~IT. Kafshë që zgjidhet për riprodhim, që të shtohet më tej tufa e një lloji të caktuar. Riprodhues i ri. Riprodhues race. Zgjedhje e riprodhuesve.