Jump to content

rindërtoj

Nga Wiktionary

RINDËRTOJ kal.

  • 1. Ndërtoj përsëri diçka të shkatërruar; rimëkëmb një vend të shkatërruar nga lufta. Rindërtuan shtëpitë (fabrikat, rrugët, urat). Rindërtuan qytetet (fshatrat, vendin).
  • 2. I ndryshoj ndërtimin e brendshëm, e ribëj me një renditje ose me një organizim tjetër, e ndërtoj përsëri ndryshe. E rindërtoi programin (lëndën, tekstin). E rindërtoi gjithë punën.
  • 3. Rikrijoj diçka, i jap diçkaje trajtën që ka pasur, duke u nisur nga pjesët e saj të ruajtura a të mbetura. Rindërtoj skeletin. Rindërtoj një fjalë (një gjuhë të vdekur). Rindërtoj ngjarjen (historinë).