rilindje

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RILINDJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve RILIND, RILINDEM. Rilindje e vërtetë. Rilindja e qytetit (e vendit). Rilindja e militarizmit (e fashizmit).
  • 2. hist. Epoka e lulëzimit të shkencave dhe të arteve në disa vende të Evropës në shekujt XV e XVI, që lidhej me lindjen e me zhvillimin e borgjezisë e të marrëdhënieve kapitaliste dhe që iu kundërvu ideologjisë e kulturës mesjetare, duke iu drejtuar si mbështetje kulturës dhe artit të lashtësisë. Rilindja evropiane. Letërsia (kultura) e Rilindjes. Poetët e Rilindjes. Arti i Rilindjes. Përfaqësuesit e Rilindjes. Epoka (lëvizja) e Rilindjes.
  • 3. hist. Lëvizje e gjerë politike, shoqërore e kulturore me karakter kombëtar, demokratik e revolucionar, që mori hov në Shqipëri që nga gjysma e parë e shekullit XIX e vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë dhe që luftoi me armë e me penë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, për krijimin e shtetit kombëtar të pavarur, për kapërcimin e mbeturinave të theksuara të rendit feudal e për përhapjen e zhvillimin e arsimit e të kulturës në gjuhën amtare. Rilindja Kombëtare Shqiptare. Epoka e Rilindjes. Ideolog (shkrimtar, poet, mendimtar) i Rilindjes. Letërsia e Rilindjes. Shtypi i Rilindjes.