rilindës

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RILINDËS m. hist.

  • 1. Ideolog, veprimtar dhe luftëtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfaqësues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Rilindës i shquar. Rilindësit tanë. Shkrimet (veprat) e rilindësve. Gjuha e rilindësve. Dëshirat (përpjekjet, ëndrrat) e rilindësve. Në gjurmët e rilindësve.
  • 2. Përfaqësues i Rilindjes evropiane.