rigon
Appearance
RIGON m. bot.
- Bimë barishtore shumëvjeçare me erë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që rritet vetvetiu në toka të thata dhe që thahet e përdoret si erëz për gjellë. Rigon i ri (i njomë, i thatë). Gjellë (qofte) me rigon. Çaj rigoni. Raki rigoni. I hedh rigon.
- E vë në hije të rigonit dikë shih te HIJ/E,~A. Rigoni s'bëhet lis fj. u. thuhej nga klasat shfrytëzuese për të mohuar aftësitë dhe mundësitë e zhvillimit e të përparimit të njerëzve të thjeshtë. Hipi miza në rigon shih te MIZ/Ë,~A.
RIGON jokal.
- 1. Rrjedh si curril i hollë. I rigonin lotët. I rigojnë djersët. I rigonin mbi faqe.
- 2. pavet. Bie shi i imët e i lehtë, veson. Rigon shi.