rezultat

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

rezultat m.

  1. Ajo që del nga një veprim, nga një punë, nga një shqyrtim, nga një shkak etj.; përfundim; pasojë, rrjedhim. Rezultat i mirë (i rëndësishëm, i kënaqshëm, i plotë, i pakët, i dobët). Rezultat praktik (logjik, konkret). Rezultatet e punës (e luftës, e përpjekjeve). Rezultatet e zgjedhjeve (e provimeve, e provave). Pa rezultat pa ndonjë përfundim; i kotë. Shpall (nxjerr) rezultatet. Jep rezultate.
  2. kryes. Arritje; përfundimi me sukses. Rezultate të mëdha (të shkëlqyera, të dukshme). Rezultatet e shkencës. Me rezultate me suksese, me përfundime të mira. Ka mjaft rezultate. Dolën me rezultate.
  3. sport. Përfundimi i një ndeshjeje, i një gare etj. Rezultat i bardhë (zero). Rezultat i mirë (i lartë, i keq, i thellë, i shtrënguar). Rezultat i ndeshjes (i garës). Përmirësimi i rezultatit. Fitoi (e mundi, e mbylli, përfundoi) me rezultatin 2 me 1.
  • Si rezultat libr. si rrjedhim, si pasojë; si përfundim.