Jump to content

rezistencë

Nga Wiktionary

REZISTENCË f.

  • 1. kryes. nj. fiz., tek. Qëndrueshmëria e një trupi për të përballuar një forcë që ushtrohet mbi të. Rezistencë e madhe (e ulët). Rezistencë mekanike (fizike, kimike). Rezistenca e betonit (e gëlqerorëve, e rërës). Rezistenca në shtypje (në përdredhje). Kufiri i rezistencës. Rezistenca e materialeve shkenca që studion qëndrueshmërinë dhe shtrembërimet që pësojnë lëndët e pjesët e ndërtimit të makinave, të ndërtesave etj.
  • 2. elektr. Pengesa që i paraqet një trup rrymës elektrike kur kjo kalon nëpër të. Rezistenca elektrike. Rezistenca e harkut (e qarkut). Rezistenca e përçuesit. Mat rezistencën.
  • 3. elektr. Përçues me një qëndresë të caktuar kundrejt rrymës elektrike, i cili përdoret në pajisjet e ndryshme ose për ngrohje. Rezistencat e radios (e televizorit). Rezistenca e ngrohësit (e furnelës). I vë një rezistencë. Lidh rezistencën. U dogj rezistenca.
  • 4. Qëndresë e armatosur kundër një sulmi ose kundër shtypjes; kundërshtim i vendosur. Rezistencë e vendosur (e fortë, heroike). Rezistenca popullore (e masave, e forcave demokratike). Rezistencë aktive (pasive). Lëvizja (grupet) e rezistencës. Vatra të rezistencës. Has (ndesh) në rezistencë. Bëj rezistencë kundërshtoj.
  • 5. Qëndrueshmëria e një organizmi. Rezistenca e organizmit. Rezistenca e sportistit. Rezistenca ndaj sëmundjes. Nuk ka rezistencë. Fiton rezistencë.