rezervuar

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REZERVUAR m.

  • 1. tek. Enë e madhe e mbyllur ku grumbullohet për t'u ruajtur një lëng a një gaz; pellg i gjerë ku grumbullohet ujë. Rezervuar natyror. Rezervuarë metalikë. Rezervuar nafte (uji). Rezervuar kullimi. Penda (diga) e rezervuarit. Derdhet në rezervuar.
  • 2. fig. libr. Burim nga ku merret me shumicë diçka. Deti, rezervuari kryesor i jodit. Libri, rezervuar dijesh.

REZERVUAR mb. libr.

  • 1. Që është i përmbajtur, që mban rezerva; që nuk i hapet plotësisht dikujt, që nuk shprehet krejt çiltas; i mbyllur. Njeri i rezervuar. Qëndrim i rezervuar. Rri i rezervuar.
  • 2. Që është i zënë, i ruajtur që më parë për një njeri tjetër. Vend i rezervuar. Tryezë e rezervuar. Mall i rezervuar.