rezervoj
Appearance
REZERVOJ kal. libr.
- 1. Heq, ruaj mënjanë diçka ose një pjesë të saj për ta përdorur në një kohë a rast tjetër; lë, ruaj diçka për një tjetër që do të vijë më vonë. Rezervoj ushqime. Rezervoj një biletë. Rezervoj një tryezë në restorant (për dikë). Rezervoj dy vende në teatër.
- 2. Mbaj, ruaj një mundësi a të drejtë për ta përdorur më vonë. Rezervoj të drejtën të flas një herë tjetër.