rezervë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REZERVË f.

  • 1. Sasi ushqimesh, mallrash, lëndësh ose mjetesh, që vihet mënjanë për ta përdorur kur të dalë nevoja. Rezerva ushqimore. Rezerva monetare. Rezerva dimërore. Rezervë e paprekshme. Rezerva shtetërore. Rezervat e miellit (e drithërave, e prodhimit, e letrës, e municioneve, e arit). Krijimi (shtimi, pakësimi) i rezervës. Grumbulloj rezerva. Mbaj (përdor) rezervat. U mbarua rezerva.
  • 2. Sasi e madhe lëndësh të para ose burimesh nëntokësore që ende nuk janë shfrytëzuar. Rezerva natyrore. Rezerva ujore. Rezerva gjeologjike. Rezerva mineralesh.
  • 3. përmb. usht. Pjesë e qytetarëve, që zakonisht e kanë bërë shërbimin ushtarak dhe që vazhdojnë përgatitjen për periudha të shkurtra ose që thirren nën armë në rast nevoje. Ushtar (oficer) i rezervës. Thirrja e rezervës. Stërvitja e rezervës. Dali në rezervë.
  • 4. usht. Trupa ushtarake të armëve të ndryshme, që mbahen mënjanë nën urdhrat e komandës për t'i hedhur në luftim në çastet vendimtare ose për të sprapsur goditjet e befasishme të armikut. Rezerva e përgjithshme. Rezerva e artilerisë. Trupat (repartet) e rezervës. Hedh në sulm rezervën.
  • 5. sport. Lojtarë që përgatiten dhe përdoren për të zëvendësuar lojtarët e skuadrës kryesore në rast nevoje. Ndeshja e rezervave. Rri rezervë.
  • 6. Mundësi e brendshme, që nuk është shfrytëzuar plotësisht dhe që përbën një burim të rëndësishëm për përmirësimin e mëtejshëm të një pune a veprimtarie. Rezervat e brendshme. Rezerva materiale (njerëzore). Zbulimi i rezervave. Shfrytëzimi i të gjitha rezervave. Ka rezerva. Planifikoj pa rezerva.
  • 7. fig. Burim nga ku nxirren forca të reja njerëzore. Rezervë luftarake. Rezervë e klasës punëtore. Rinia, rezervë e partisë. Shkolla e rezervave të punës. vjet. shkollë e ulët profesionale, ku përgatiteshin punëtorë të kualifikuar.
  • 8. fig. Mendim ose qëndrim, i cili përmban një vërejtje a një dyshim për dikë a për diçka; ngurrim për ta miratuar ose për ta pranuar diçka plotësisht. Shfaq rezerva. Mbaj (kam) rezerva. Pranoj (them, flas) me rezervë.
  • 9. përd. mb. Që ndahet mënjanë për ta përdorur kur të jetë e nevojshme. Trupa rezervë. Lojtar (futbollist) rezervë. Fond rezervë. Makinë rezervë. Mjete rezervë.
  • Pa rezerva me të gjitha forcat, me gjithë shpirt, pa kursim.