revizionoj
Appearance
REVIZIONOJ kal.
- 1. Shqyrtoj dhe kontrolloj veprimtarinë ekonomike e financiare të një ndërmarrjeje ose të një punonjësi për të gjetur dhe për të mënjanuar të metat. Revizionoj llogarinë. Revizionoj ndërmarrjen.
- 2. Rishikoj diçka për të bërë ndryshimet ose ndreqjet e nevojshme. Revizionoj normat.
- 3. Rishikoj parimet ose tezat themelore të një teorie ose rryme filozofike e politiko-shoqërore për të bërë ndryshime, të cilat i prekin dhe i shtrembërojnë këto parime e teza themelore, duke e mbuluar këtë nën petkun e zhvillimit krijues në kushtet e reja. Përpiqen të revizionojnë marksizmin. Revizionojnë teorinë (parimet).
- 4. tek. Zbërthej pjesërisht ose tërësisht një makinë a një motor për ta ndrequr e për t'i zëvendësuar pjesët e dëmtuara. Revizionoj një kamion. Revizionoj motorin.