Jump to content

retorik

Nga Wiktionary

RETORIK mb. libr.

  • 1. Që i përket retorikës, i retorikës; që bëhet sipas rregullave të retorikës. Vepër retorike. Rregulla retorike. Vjershë retorike. Mjete retorike. Figurë retorike. let. figurë që përdoret për t'i dhënë më tepër gjallëri stilit.
  • 2. fig. Që është me fjalë e shprehje të fryra, por i varfër në mendime. Stil retorik. Fjalim retorik.
  • Pyetje retorike pyetje që bëhet për t'i tërhequr vëmendjen lexuesit ose dëgjuesit, duke pohuar diçka në trajtën e një pyetjeje, që e ka vetë përgjigjen brenda.