restauroj

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RESTAUROJ kal.

  • 1. Sjell përsëri në gjendje të mirë një vepër arti të dëmtuar; e bëj siç ka qenë ose ndreq një monument, një ndërtesë të lashtë me vlerë etj. Restauroj një monument (një kështjellë). Restauroj një pikturë.
  • 2. Sjell prapë në fuqi një rend ose regjim që është përmbysur, rivendos. Restaurojnë kapitalizmin. Restauruan monarkinë.