resht
Appearance
RESHT kal.
- 1. Mbaj larg, nuk e lë të afrohet, largoj; përzë; i jap një drejtim, e grah nga një anë; e vë përpara. Resht qentë (pulat). Resht kalin (bagëtinë). I reshti burrat përpara.
- 2. E rrethoj për ta mbrojtur; ruaj, mbroj. Resht livadhin (arën, pyllin).
- 3. E bëj të qetësohet; e pushoj, e ndal. Resht fëmijën. Resht qenin. I reshti gjakun. E reshti sherrin (grindjen).
- 4. jokal. I bie forca ose vrulli pak nga pak, qetësohet, pushon; pushoj së bëri diçka. Reshti shiu (era, dallga). Reshti zhurma (kënga, dasma, pushka). Reshti fëmija. Reshti së punuari (së foluri, së kërkuari). Nuk reshti gjithë ditën.