Jump to content

republikë

Nga Wiktionary

REPUBLIKË I f.

  • 1. Formë e qeverisjes, në të cilën organet e larta të pushtetit dhe kryetari i shtetit, që përfaqësojnë interesat e klasës në fuqi, janë të zgjedhshëm për një afat të caktuar. Republikë popullore. Republikë demokratike popullore. Republikë demokratike borgjeze formë e sundimit politik të borgjezisë, në të cilën diktatura e saj ushtrohet nëpërmjet organeve të zgjedhura, që vetëm në dukje përfaqësojnë interesat e popullit. Republikë skllavopronare (aristokratike). Republikë parlamentare. Organet e republikës. Kushtetuta e republikës. Shpallja e republikës.
  • 2. Vend që ka këtë formë shtetërore. Republika të bashkuara (të federuara). Stema e republikës. Flamuri i republikës. Kufijtë e republikës. Kryetari (presidenti) i republikës.

REPUBLIKË II f. bised.

  • Lloj kapeleje burrash, në trajtë të rrumbullakët, me majë të shtypur dhe me strehë rreth e përqark paksa të ngritur. Republikë e re (e vjetër). Mbaj republikë. Vë (heq) republikën.