repertor
Appearance
REPERTOR m. libr.
- 1. Tërësia e pjesëve ose e veprave artistike që vë në skenë ose që luan një teatër, një grup muzikor etj.; tërësia e pjesëve, e veprave ose e roleve që luan një aktor a një muzikant. Repertor i zgjedhur (i pasur, i varfër). Repertor muzikor (teatral). Repertor kombëtar (popullor). Repertori i teatrit (i estradës, i operës). Komisioni i repertorit. Repertori i këngëve (i pjesëve). Zgjedh repertorin. Heq nga repertori.
- 2. Tërësia e dukurive ose e sendeve të një fushe, zakonisht të renditura në një mënyrë që të gjenden lehtë. Repertor bibliografik. Repertori i emrave (i adresave). Shënoj në repertor.