rentë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RENTË f. ek.

  • Të ardhura në të holla ose në natyrë që merr në shoqërinë shfrytëzuese pronari i një toke, pasurie ose kapitali pa bërë asnjë punë a pa zhvilluar asnjë veprimtari prodhuese; të ardhura që merren pa punuar. Rente e lartë. Rente feudale. Rente absolute fitimi i tepërt mbi çmimin e prodhimit në bujqësi, që lind për shkak të strukturës më të ulët të kapitalit në krahasim me industrinë dhe të pronës private mbi tokën. Rente diferenciale marrëdhënie ekonomiko-shoqërore në bujqësi, e cila ka të bëjë me përvetësimin e asaj pjese të prodhimit bujqësor që krijohet nga puna në toka me pjellorinë më të madhe e më afër tregut dhe në toka me shkallën më të lartë të intensifikimit. Rentë vjetore. Renta e tokës. Rentë në natyrë. Jetonin me rentë.