renegat

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RENEGAT m. përb.

  • Ai që heq dorë nga bindjet e nga qëndrimet e mëparshme, që largohet nga partia ose nga klasa e vet dhe kalon në anën kundërshtare, tradhtar. Renegat i marksizmit (i komunizmit). Renegatët revizionistë. Renegatë të të gjitha ngjyrave. Bandë renegatësh. Qëndrim prej renegati.

RENEGAT mb. përb.

  • Që mban qëndrim prej renegati; që përbëhet prej renegatësh. Klikë (bandë) renegatë. Grup renegat.