Jump to content

rendit

Nga Wiktionary

RENDIT kal.

  • 1. Vë sipas një rendi, vë në radhë, radhit, rreshtoj. Rendit librat (tryezat, gurët, sendet). Rendit njerëzit (ushtarët, nxënësit). Rendit fjalët (mendimet). Rendit bashkë.
  • 2. Zë në gojë, përmend një pas një, radhit. Rendit disa shembuj (ngjarje). Rendit shkaqet (arsyet).
  • 3. fig. Vë diçka a dikë në një radhë me diçka a dikë tjetër, e quaj të barabartë, të afërt a të ngjashëm me një send a me dikë tjetër, radhit, krahasoj. E rendit midis më të përparuarve.