rekrutoj
Appearance
REKRUTOJ kal.
- 1. usht. Thërras për ta futur në ushtri, e marr ushtar; mbledh rekrutë. Rekrutoj ushtarë të rinj. Rekrutoj një batalion.
- 2. E marr për të bërë një punë, e fut së bashku me të tjerët në një punë; e përfshij në një organizatë a në një grup, plotësoj radhët e një organizate a të një grupi me pjesëtarë të tjerë (edhe keq.). Rekruton anëtarë (bashkëpunëtorë, agjentë). Rekruton punëtorë (krahë pune). Rekruton ithtarë (pasues). Rekruton me forcë. E rekrutuan në organizatë (në grup).