rekomandim
Appearance
REKOMANDIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve REKOMANDOJ, REKOMANDOHEM. Rekomandimi i literaturës. Rekomandimi i një shoku. Letër rekomandimi.
- 2. Këshillë, porosi ose mendim, që jepet për mënyrë si duhet vepruar a si të bëhet diçka. Rekomandimet e mjekut. Rekomandimet e mbledhjes (e komisionit). Me rekomandimin e dikujt. Me rekomandim nga lart. Kam një rekomandim. I jap rekomandime.
- 3. Mendim me shkrim që jepet për cilësitë e mira politike e morale të dikujt që përgatitet për t'u pranuar në radhët e një partie ose organizate. Rekomandimet e dy anëtarëve. Paraqit rekomandimet. Jap (lëshoj) rekomandimin. I bëj një rekomandim.