reklamues

Nga Wiktionary

REKLAMUES I m.

  • 1. Ai që i bën reklamë një malli, një shfaqjeje etj.
  • 2. keq. Ai që përpiqet të bëjë sa me të njohur dikë a diçka për t'i rritur vlerën para syve të botës. Reklamues i zellshëm. Reklamues i kapitalizmit. Luan rolin e reklamuesit.

REKLAMUES II m. treg.

  • Ai që paraqit një reklamim për një mall, i cili nuk i ka cilësitë e nevojshme ose nuk i plotëson kërkesat. Reklamuesi i mallit.

REKLAMUES mb.

  • 1. Që shërben për reklamë; që përmban një reklamë. Pllakat reklamues.
  • 2. keq. Që përpiqet të bëjë reklamë për dikë a për diçka. Zhurmë reklamuese. Mbledhje reklamuese.