Jump to content

reklamoj

Nga Wiktionary

REKLAMOJ I kal.

  • 1. I bëj reklamë një malli, një shfaqjeje etj., paraqit cilësitë ose vlerat e një malli, të një shfaqjeje etj. për të tërhequr sa më shumë blerës a shikues; paraqit në një reklamë. Reklamojnë mallin (librat). Reklamojnë filmat. Reklamojnë modën.
  • 2. keq. Lëvdoj me të madhe dikë a diçka për ta bërë sa më të njohur, duke i rritur vlerën para syve të botës.

REKLAMOJ II kal.

  • 1. treg. Kthej prapa një mall për shkak se nuk i ka cilësitë e nevojshme ose sepse nuk i plotëson kërkesat. Reklamoj mallin.
  • 2. sport. Kërkoj të quhet e pavlefshme një ndeshje, për shkak se nuk është zhvilluar sipas rregullave. Reklamoj ndeshjen.