rehatshëm

Nga Wiktionary

REHATSHËM mb. bised.

  • 1. Që i ka të gjitha kushtet e përshtatshme për të ndenjur, për të pushuar ose për të jetuar. Shtëpi e rehatshme. Kolltuk i rehatshëm.
  • 2. Që bëhet pa shqetësime a pa vështirësi, i qetë. Gjumë i rehatshëm. Udhëtim i rehatshëm.
  • 3. Që nuk të sjell shqetësime, që nuk ka kokëçarje. Punë (detyrë) e rehatshme. Jetë e rehatshme. Vend i rehatshëm.
  • 4. Që është i urtë dhe i qetë. Fëmijë i rehatshëm.
  • Qoshe e rehatshme keq. vend pune ku ka pak për të bërë, punë e lehtë pa kokëçarje e pa shqetësime.