Jump to content

rehatohem

Nga Wiktionary

REHATOHEM vetv. bised.

  • 1. Zë vend diku për të ndenjur i qetë e në kushte të mira, rregullohem. U rehatua në shtrat (në minder, në një qoshe). U rehatua në shtëpi. U rehatuan mirë. Ku do të rehatoheni sonte?
  • 2. Gjej qetësi, shpëtoj nga shqetësimet ose kokëçarjet. M'u rehatua shpirti (zemra, mendja). Më në fund u rehatua.
  • 3. vet. veta III. Bie në qetësi, qetësohet, rregullohet. U rehatuan punët. Çdo gjë u rehatua.
  • 4. Gjej një vend të mirë në punë a në jetë, rregullohem.