regjistroj

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REGJISTROJ kal.

  • 1. Shkruaj ose shënoj në regjistër; e hedh në një regjistër për ta mbajtur si dokument. Regjistroj librat. Regjistroj veprimet e llogarisë (aktet zyrtare). Regjistroj ditët e punës. Regjistroj martesën (lindjen). Regjistroj emrat e nxënësve.
  • 2. I shënoj emrin në një listë me qëllim që të pranohet në një shkollë ose që të marrë pjesë në një punë a veprimtari tjetër; kund. çregjistroj. E regjistroj në shkollë (në kurs). E regjistroj në klasën e parë.
  • 3. Mbaj shënime për një dukuri ose për një ngjarje, për t'i ruajtur e për t'i përdorur më pas. Regjistroj ndryshimet (lëvizjet).
  • 4. spec. Shënoj me anë të aparateve të posaçme të dhënat për madhësinë, vlerat ose veçoritë e dukurive të ndryshme për t'i studiuar më pas; ngulit në një shirit të posaçëm me ndihmën e një aparati tingujt për t'i riprodhuar më pas. Regjistroj temperaturën (shtypjen, lëkundjet). Regjistroj zërin (këngën, koncertin). Regjistroj në shirit (në pllakë). Regjistroj me magnetofon.