regjem
Appearance
REGJEM vetv.
- 1. vet. veta III. Qëndron për një kohë të gjatë në një tretësirë me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë e nevojshme për t'u përdorur (për lëkurën). Regjen lëkurët.
- 2. vet. veta III. Qëndron në shëllirë e fiton disa cilësi të veçanta për t'u ngrënë e për t'u ruajtur për një kohë të gjatë (për perimet ose për bulmetin). Janë regjur specat (domatet, kastravecët, lakrat, ullinjtë). Nuk janë regjur ende.
- 3. fig. Stërvitem dhe mësohem në kushte të këqija a të rënda për të përballuar vështirësitë ose mungesat, kalitem. Është regjur në punë (në luftë, në beteja).
- 4. fig. Dergjem për një kohë të gjatë në shtrat nga një sëmundje e rëndë. U regj vite me radhë.
- 5. Pës. e REGJ 1,2.
- Iu regj lëkura është mësuar tashmë me një punë; nuk i bën me përshtypje diçka.