Jump to content

refuzoj

Nga Wiktionary

REFUZOJ kal.

  • 1. Nuk pranoj të bëj një punë a një veprim që më kërkohet, kundërshtoj. Refuzoj prerazi (kategorikisht). Refuzoi ta bënte. Refuzoi të vinte (të fliste, të nisej).
  • 2. Nuk e pranoj dhe e kthej diçka që më japin a më dërgojnë; nuk e pranoj diçka që më kërkohet; nuk e dua, e hedh poshtë. E refuzoi dhuratën (mallin, ndihmën). I refuzoi paratë. E refuzoi kërkesën (pagesën, ftesën, urdhrin).
  • 3. jokal. Nuk pranoj, kundërshtoj. I thashë, por refuzoi.