reformë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REFORMË f.

  • 1. Ndryshim i thellë a i gjerë që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore, riorganizim a shndërrim i thellë i diçkaje; ndryshim a tërësi ndryshimesh me karakter politik, që bëhet nga klasa në fuqi për të zgjatur e përforcuar sundimin e vet pa prekur themelet e rendit shoqëror e shtetëror ekzistues. Reformë e thellë (rrënjësore, e pjesshme, gjysmake). Reformë ekonomike (monetare, arsimore). Reformë agrare. Reformë gjyqësore. Reformë borgjeze (demokratike). Reforma e shkrimit (e drejtshkrimit). Zbatimi i reformës. Bënë një reformë. Kërkojnë reforma.
  • 2. vet. në tr. e shquar. bised. Reforma agrare, që u zbatua në Shqipëri pas Çlirimit. Reforma e bëri fshatarin e varfër me tokë e me bagëti.