referohem

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REFEROHEM vetv. libr.

  • 1. I drejtohem dikujt a diçkaje për të vërtetuar, për të mbështetur a për të përligjur diçka; përmend. I referohem gazetës (tekstit). U referohen njoftimeve të shtypit. I referohem përvojës (historisë, së kaluarës). U referohem të dhënave (dëshmive).
  • 2. vet. veta III. I përket; ka të bëjë a ka lidhje me dikë a me diçka.
  • 3. Pës. e REFEROJ 2. Çështja iu referua organeve eprore.