referim

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REFERIM m. libr.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve REFEROJ, REFEROHEM. Për referim e diskutim.
  • 2. Kumtim jo shumë i gjatë me shkrim a me gojë për një çështje ose për një temë. Referim shkencor. Bëj (mbaj) një referim. Dëgjoj referimin e dikujt.
  • 3. Shënim në fund të faqes, që i tregon lexuesit burimin e një citati të përdorur në tekst. Referime bibliografike. Referimi te një faqe. Artikull me (pa) referime. Shifrat e referimeve. Plotësoj referimet.
  • 4. Diçka që shërben si pikëmbështetje për të përcaktuar vendin e ndodhjes, një largësi, një madhësi, një vlerë etj. Pikë referimi. Sistem referimi.