Jump to content

reciprok

Nga Wiktionary

RECIPROK mb.

  • 1. Që ndodh ose që bëhet ndërmjet dy anëve a palëve shkëmbyerazi; që ka lidhje të ndërsjellë me diçka tjetër; i ndërsjellë, i dyanshëm, i shoqishoqëm. Lidhje (marrëdhënie) reciproke. Veprim (bashkëveprim) reciprok. Vartësi reciproke. Zëvendësim reciprok. Ndikim reciprok. Njohja reciproke. Në mënyrë reciproke.
  • 2. Që është ose që bëhet në interes të dy palëve; që u vë detyrime a u jep të drejta të përbashkëta të dyja palëve, i ndërsjellë, i dyanshëm. Ndihmë reciproke. Përfitim reciprok. Dobi (leverdi) reciproke. Shkëmbim reciprok. Lëshime reciproke.
  • 3. Që ndihet ose që tregohet nga të dyja anët njësoj, që është i njëjtë e i përbashkët për të dyja palët, i ndërsjellë, i dyanshëm. Ndjenjë (dashuri) reciproke. Mirëkuptim (besim) reciprok. Dëshirë reciproke.
  • 4. vjet. Që bënte shkëmbimin e prodhimeve bujqësore me prodhime industriale. Tregu reciprok. Shkëmbimi reciprok.