recetë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RECETË f.

  • 1. Fletë e vogël, ku mjeku shënon llojet e barnave, mënyrën si të përgatiten në farmaci dhe si të përdoren nga i sëmuri për t'u mjekuar. Receta e mjekut. Recetë ilaçesh. Pranimi i recetave. Lëshoj (i bëj) një recetë. Marr me (pa) recetë.
  • 2. Udhëzim për mënyrën se si përgatitet a gatuhet diçka. Recetë gjellësh. Recetë për përgatitjen e një shurupi.
  • 3. fig. Mënyrë ose udhëzim se si duhet zgjidhur diçka a si duhet vepruar në një rast; zgjidhje e gatshme për një çështje. Recetë e gatshme. Nuk mund të jepet një recetë. Nuk duron receta.