realizëm
Appearance
REALIZËM m.
- 1. Aftësia për të kuptuar qartë dhe për të marrë parasysh kushtet e mundësitë e realitetit, kur veprojmë ose arsyetojmë për diçka; vështrimi realist i gjendjes dhe i rrethanave. E shoh (e gjykoj, e vlerësoj) me realizëm. Veproj me realizëm.
- 2. art., let. Metodë e njohjes dhe e pasqyrimit artistik të jetës, sipas së cilës shkrimtari ose artisti i riprodhon jetën dhe karakteret me vërtetësi dhe në lidhje me rrethanat tipike të formimit e të zhvillimit të tyre; drejtim në art dhe në letërsi, që ndjek parimet e kësaj metode; paraqitja e jetës dhe e botës në një vepër letrare ose artistike sipas kësaj metode. Realizmi socialist metodë artistike e letërsisë dhe artit, e cila, pasqyron me vërtetësi e me besnikëri realitetin historik në zhvillimin e tij. Realizmi kritik drejtim letrar dhe artistik përparimtar, përfaqësuesit e të cilit e pasqyrojnë me besnikëri jetën, duke zbuluar në mënyrë kritike kontradiktat e thella të rendit feudo-borgjez.