reaktiv

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REAKTIV I m. kim.

  • Lëndë që merr pjesë në një reaksion kimik dhe që duke u bashkuar me një lëndë tjetër jep mundësinë të zbulohet prania dhe sasia e kësaj në një përbërje që analizohet. Reaktiv kimik. Shishet e reaktivëve. Përdorimi i reaktivëve.

REAKTIV II m. bised.

  • Aeroplan me motor reaktiv. Fluturojnë dy reaktivë.

REAKTIV mb.

  • 1. kim. Që shërben si reaktiv gjatë analizave kimike për të përcaktuar praninë dhe sasinë e një lënde në një përzierje. Lëndë reaktive.
  • 2. Që shkaktohet nga kundërveprimi i rrymave të gazeve, të cilat dalin me forcë prapa; që shfrytëzon forcën shtytëse të gazeve, që punon me reaksion. Lëvizje reaktive. Motor reaktiv. Aeroplan (gjuajtës) reaktiv. Artileri reaktive. Predhë reaktive.