Jump to content

rasat

Nga Wiktionary

RASAT m.

  • 1. bujq. Fidan që rritet nga farat në lehe të veçanta për ta mbjellë pastaj në arë; tërësia e këtyre fidanëve për një bimë; lehja e mbjellë me këta fidanë; farishta. Rasat duhani (perimesh). Rasat i shëndoshë. Mbjell rasatin. Punoj (plehëroj) rasatin. Zuri rasati. Shpërngulin rasatin.
  • 2. Vezë peshku që hidhen për t'u shumëzuar në një liqen a në një pellg. Rasati i koranit (i qefullit). Prodhimi i rasatit.
  • 3. vjet. Lloj bagëtie, racë e kafshëve shtëpiake. E mbajnë për rasat.
  • 4. fig. bised. Soj, farë (për njerëzit). Të humbtë rasati! mallk. Mos lënç rasat prapa! mallk.