Jump to content

rapsodi

Nga Wiktionary

RAPSODI f.

  • 1. Këngë popullore legjendare ose trimërie, këngë kreshnikësh; këngë e krijuar nga një rapsod me temë nga ngjarjet e mëdha të jetës së sotme. Rapsodi popullore. Rapsoditë e kreshnikëve. Rapsoditë e Veriut. Përmbledhje rapsodish.
  • 2. let. Pjesë nga poemat e Homerit ose nga një vepër epike a legjendare, që këndohej nga rapsodët në Greqinë e lashtë.
  • 3. muz. Pjesë muzikore për vegla ose për t'u kënduar, që mbështetet në krijimet dhe në motivet popullore të një vendi. Rapsodi për piano e orkestër.